ALVEIS CLEAN
Detergjent shkumues me alkalinitet te lartë – Mundëson heqjen e propolisit dhe dyllit ne paisjet e ndryshme te bletarise.
– Detergjent ideal për heqjen e lëndëve organike si propolis dhe dyll nga sipërfaqet. I përshtatshëm për pastertinë e lokaleve, centrifugave, për pjesët e jashtme të makinerive, tavolinave të punës, dhe të gjitha materialeve të bletarisë, kosheret, kornizat, ushqyesit, leva, tymueset etj. I përshtatshem për të gjitha materialet përveç metaleve të lehta si alumin ose metalet e zinkut.
Mënyra e përdorimit: Rekomandohet përdorimi i produktit i tretur në ujë përqendrim nga 3% deri ne 6% (nga 30ml- deri në 60ml për 1 liter ujë). Zgjedhja e aplikimit të produktit bazohet në fortësinë e papastertisë që do të largohet nga sipërfaqja e papastërt. Lëreni produktin për të pakten 5 minuta të veprojë ose derisa të arrihet shkalla e pastertisë së dëshiruar, pastaj të pastrohet me ujë të bollshëm.
Kujdes:
Në rast kontakti me sytë: Shpërlani me kujdes sytë për disa minuta, në rast përdorimi hiqni lentet e kontaktit ose lentet eventuale dhe vazhdoni të shpërlani sytë.
Përmban: Hidroksid Potasi, Alkoole C13-C15 të degëzuara dhe linerate të oksilateve. Potasi metaksilik dhe Akil Poliglukoside
Të ruhet në vend të thatë në temperature ndërmjet 5 dhe 35 gradë celsius.
Prodhuar në Itali