Është një sekret i natyrës pse bletët jetojnë nga ushqyerja me polen. Kokrrizat e polenit përmbajnë disa proteina që i përshtaten shumë mirë sistemit tretës të bletëve . Krahas vlerave të tjera ushqyese këto proteina janë shumë të rëndësishme për rritjen e sistemit imun të bletëve dhe rritjen e rezistencës së tyre ndaj sëmundjeve si Pesta Amerikane , Nozema etj. Këto proteina imune nuk janë prezente në produkte të tilla si majaja apo soja, megjithëse këto të fundit janë burime shumë të mira proteinash për kafshët, shpendët dhe njerëzit. Ka bimë të caktuara që përmbajnë proteina të tilla imune me struktura dhe tretshmeri të ngjashme që jane në dispozicion në kokrra natyrore të polenit. Këto proteina nuk mund të nxirren pasi ato do të humbisnin strukturën e tyre, tretshmërinë dhe disponueshmerinë biologjike te bletët. Feedbee është bërë nga ato pjesë të bimëve të egra të cilat përmbajnë të njëjtat proteina imune. Këto proteina do të promovojnë sistemin imunitar të bletëve në masën e rezistimit të Nozemave dhe sëmundjeve të tjera pa përdorur ndonjë antibiotik apo medikament specifik. Feedbee nuk përmban polen bletësh dhe as ndonjë mbetje të lirë bujqësore. Feedbee është një zëvëndësues i saktë i polenit natyral me cilësi të lartë.
/www.ntshnori-ks.com/